75 Mall Live Search
10:07 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Mbappe: Përpiqem ta luaj çdo ndeshje me personalitet dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë

Kylian Mbappe ishte një nga golashenuesit e Real Madridit të shtunen mbrëma, në fitoren 0-3 ndaj Gironas.

Sulmuesi francez shënoi golin e tretë të ndeshjes, njëkohësisht goli i nëntë në La liga, shkruan IndeksOnline.

E pas ndeshjes, Mbappe tha se në çdo ndeshje përpiqet të ndihmojë skuadrën të fitoj.

“Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se sa e rëndësishme ishte dhe duhej ta fitonim. Ne luajmë kundër një ekipi që është shumë i fortë në shtëpi, që e mban shumë topin. E nisëm lojën shumë mirë, shënuam gol në pjesën e parë. Në të dytën u kthyem shumë të fortë dhe shënuam dy gola radhazi. Më pas ne patëm kontrollin e lojës. Është pjesë e punës sime të ndihmoj ekipin. Mundohem ta bëj në çdo ndeshje, të luaj me personalitet dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë”, dekalroi Mbappe.

Francezi po ashtu foli për ndeshjen e ardhshme, atë kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve, ku tha se duan vetëm fitoren.

“Është Champions League. Kur luan në Ligën e Kampionëve, gjithmonë ke kundër vetes lojtarë dhe skuadra të forta. Duhet të fitojmë sepse humbëm ndeshjen e fundit. Është një tjetër lojë jashtë shtëpisë, por ne jemi gati të garojmë dhe të fitojmë”, tha Mbappe./IndeksOnline/