75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 06 Mars 2026 / L A

Mbappe po tenton të bëjë gjithçka që të luajë ndaj Cityt

Na ndajnë edhe pak ditë nga superdueli i Ligës së Kampionëve.

Reali, e pret në “Bernabeu” Manchester Cityn për të 5-tin sezon radhazi.

Nga mungesat e konfirmuara është ajo e Kylian Mbappes-së, i cili u lëndua një ditë para ndeshjes ndaj Benficas.

Por siç raporton “Marca”, Mbappe po lufton për t’u rikthyer nga lëndimi që të jetë prezent për superndeshjen.

Ai madje udhëtoi edhe për në Francë për t’u mjekuar atje rreth këtij lëndimi.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën, në orën 21:00./IndeksOnline/