75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 11 Janar 2026 / L A

Mbappe pritet të nis nga stoli në finalen “El Clasico” të Superkupës

Na ndajnë dhe pak orë nga finalja e Superkupës së Spanjës.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë herë finalja në Jeddah do të jetë mes dy rivalëve, Real Madrid dhe Barcelona.

Flitej për një mungesë të Kylian Mbappes edhe në këtë ndeshje, pasi që nuk luajti ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale.

Por sipas “Marca”, francezi do të jetë në skuadër por që pritet ta nis nga stoli, për të mos rrezikuar shkaku i lëndimit që kishte pësuar në fund të vitit që lamë pas.

Ndeshja kujtojmë se luhet në orën 20:00./IndeksOnline/