11:06 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbappe: Pse më pyetni gjithmonë për Realin?

Kylian Mbappe ka shënuar një gol në fitoren bindëse të Francës ndaj Andorës. Pas ndeshjes, sulmuesi francez është pyetur për kalimin e mundshëm në verë te Real Madridi.

Por, ai është parë i irrituar me këtë pyetje.

“Gjithmonë më bëni pyetjen e njëjtë, Reali, Reali, Reali. Nulk është koha për të folur për Real Madridin” ka qenë përgjigja e Mbappes.

Ylli i PSG-së dje ka shënuar golin e 100-të në futbollin profesionist./Indeksonline/