Mbappe: PSG më ka borxh, nuk kam asgjë kundër tyre, por është e drejta ime

Kylian Mbappe i është rikthyer edhe njëherë borxhit që ka PSG ndaj tij.
Klubi parisien i detyrohet sulmuesit francez 55 milionë euro, pasi nuk e ka paguar për disa muaj rrogën, shkruan IndeksOnline.
Mbappe po e kërkon në vazhdimësi këtë borxh duke u përballur edhe në gjykatë.
Futbollisti i Real Madridit së fundi ka four për këtë pjesë, ku ka thënë se nuk ka asgjë kundër PSG-së, por ata i kanë borxh dhe kjo është e drejta e tij, pasi po kërkon parat me të cilat i takojnë në kontartë.
”PSG më ka borxh €55M? Epo kam nënshkruar kontratë pune në PSG.
Nuk kam asgjë kundër tyre, thjesht doja të paguhem normalish”.
E dua klubin dhe kam miq atje. Është e drejta ime, është ligji i punës. Për shkak të procedurës ligjore, më dha përshtypjen se doja të dëmtoja PSG-në por është e vetmja mënyrë për të rikuperuar atë që më detyrohem.”, ka deklaruar Mbappe./IndeksOnline/