Mbappe reagon për herë të parë pas humbjes prej Argjentinës

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, reagoj pas ndeshjes finale me Argjentinën.
Mbappe shkroi shkurtimisht në Instagram “Ne do të rikthehemi”, derisa publikoi fotografi me “Këpucën e Artë”.
Argjentina fitoi në penallti ndaj Francës të dielën mbrëma në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në Buenos Aires ende s’ka përfunduar festa. Ylli i ndeshjes, Lionel Messi, u shpreh se ende s’po arrin ta besojë se ka fituar titullin më të rëndësishëm në botë.