Mbappe rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
“FranceFootball”, ka treguar se futbollisti është testuar me kombëtaren e Francës.
Pas këtij rezultati, futbollisti nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen kundër Kroacisë.
Po ashtu, ditë më parë pozitiv rezultuan edhe Neymar, Icardi, Di Maria, Paredes, Navas dhe Marquinhos.