75 Mall Live Search
16:49 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Gj Sh

Mbappe rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen me Getafen

Kylian Mbappe u rikthye sot në stërvitjen e Real Madridit, pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Sulmuesi francez duket se ka kaluar dhimbjen në kyçin e këmbës së djathtë që kishte pasur që nga ndeshja kundër Villarrealit, e po ashtu edhe lëndimin në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso do të jetë në gjendje të mbështetet tek ai pa probleme të mëdha për ndeshjen e ligës, ndaj Getafes, e cila zhvillohet ditën e diel./IndeksOnline/