75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 09 Mars 2026 / L A

Mbappe rikthehet në stërvitje me Realin

Ylli francez, Kylian Mbappe u rikthye në “Valdebebas” pas një kohe me lëndim.

Mirëpo francezi nuk pritet të luajë në duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, pasi nuk do të mund të rikuperohet në kohë.

Ai mund të rikthehet në fushë ndaj Elches këtë fundjavë, në La Liga.

Kujtojmë se ndeshja e parë luhet në “Bernabeu”, në orën 21:00./IndeksOnline/