Mbappe rikthehet në stërvitjet e PSG-së, i komunikon vendimin Enriques

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje këtë të hënë, dhe bisedimet në lidhje me të ardhmen e tij do të fillojnë seriozisht këtë javë.
CEO I klubit, Nasser Al-Khelaifi i kishte dhënë Mbappes një maksimum prej 10 ditësh për të vendosur të ardhmen e tij, ose të rinovohet me PSG ose të largohet nga klubi këtë verë për një tarifë.
Mbappe nuk ka marrë asnjërën nga këto opsione, dhe sipas Relevo ia ka komunikuar vendimin e tij menaxherit Luis Enrique se dëshiron të qëndrojë në klub këtë sezon.
PSG-ja është e vendosur të mos e humbasë Mbappe-n pa pagesë megjithatë ka planifikuar një takim me nënën dhe agjentin e Mbappes, Fayza Lamari në ditët në vijim.
Nëse siç duket, Mbappe është i interesuar vetëm për një lëvizje te Real Madridi, PSG-ja është disi e pafuqishme për ta ndaluar atë. Mbappe mund t’i bashkohet Los Blancos falas verën e ardhshme, ndërsa një marrëveshje për ta sjellë Mbappe në Santiago Bernabeu këtë verë do t’i shohë të dy të humbasin më shumë para sesa alternativa. /IndeksOnline/