Mbappe: Shembulli im ishte Cristiano Ronaldo

Kylian Mbappe po shkëlqen këtë sezon me Real Madridin.
Sulmuesi francez ka shënuar 16 gola në 11 ndeshje këtë sezon me fanellën e ”Los Blancos”, shkruan IndeksOnline.
Ai në një intervist të fundit ka thënë se në karrier ka ndjekur rrugën e Cristiano Ronaldos, pasi portugezi ka qënë modeli i tij.
”Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë modeli im, një shembull për mua.
Jam me fat që flas me të, ai më jep këshilla, më ndihmon, ai është numri një.
Ai është referenca e Real Madridit. Njerëzit ende ëndërrojnë dhe flasin për Cristianon tani”, tha Mbappe për Movistar./IndeksOnline/