75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 21 Mars 2025 / G T

Mbappe simuloi, ky ishte reagimi i ashpër i Modriqit ndaj bashkëlojtarit të tij te Real Madridi

Kombëtarja e Kroacisë arriti fitore 2:0 ndaj Francës në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Nations League.

Gjatë ndeshjes ndodhi një moment interesant ky protagonistë ishin dy yjet e Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Luka Modriq, shkruan Indeksonline

Mbappe kërkoi një penallti, por për mesfushorin kroat ishte vetëm simulim.

Ai iu afrua sulmuesit Francës dhe i nervozuar i reagon ashpër me disa fjalë. Disa thonë që ishte vetëm shaka, por në pamje duket shumë reagim serioz nga Modriq.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet në Paris të dielën./Indeksonline/

Pamje: