75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / L A

Mbappe stërvitet me Realin, me gjasë mund të jetë pjesë e skuadrës për International Cup

Kylian Mbappe është parë duke u stërvitur me Realin në “Valdebebas”.

Mbappe, kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës, ku si rezultat mungoi në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos që u mbyll 3-3.

Ende nuk dihet nëse francezi do të udhëtojë me Realin në Katar për finalen e “International Cup”.

Kujtojmë se Reali, do të përballet në finalen e kësaj gare ndaj Pachucës, më 18 dhjetor./IndeksOnline/