75 Mall Live Search
19:31 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Gj Sh

Mbappe synon të thyej rekordin e Ronaldos dhe Messit në Champions League

Kylian Mbappe mbrëmë pati një paraqitje fantastike me Real Madridin në Champions League.

Sulmuesi francez realizoi katër gola në fitoren 4-3 ndaj Olympiacosit, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari tashmë ka kompletuar pesë herë hat-trick në Ligën e Kampionëve.

Para tij janë Robert Lewandowski me 6, si dhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi me nga 8 hat-trick në Champions League.

Synimi i Mbappes është të thyej këtë rekord, që me formën që po kalon mund të ndodh brenda këtij sezoni./IndeksOnline/