75 Mall Live Search
23:37 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Mbappe thyen rekordin e Benzemas

Kylian Mbappe ka thyer një rekord të Karim Benzemas.

Mbappe me dy golat e shënuar sonte ndaj Holandës, ka arritur shifrën prej 38 golave me kombëtaren franceze, shkruan IndeksOnline.

Ylli i PSG-së tashmë ka kaluar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman i cili kishte 37 gola me Francën.

Këtë sukses Mbappe e arrin në moshën 24 vjeçare dhe pritet të thyej edhe rekorde të tjera./IndeksOnline/