75 Mall Live Search
23:25 / E Premte, 22 Mars 2024 / Gj. Sh

Mbappe tregon se kur do ta merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e PSG-së.

Për yllin francez kanë shfaqur interesim disa skuadra, me Real Madridin që raportohet se ka arritur marrëveshje dhe janë caktuar edhe kushtet e kontgratës, shkruan IndeksOnline.

Por së fundi, Mbappe ka njoftuar se vendimin përfundimtar do ta marr para se të fillojë Kampionati Evropian ”EURO 2024”.

”Nuk kam njoftuar ende asgjë për të ardhmen time pasi nuk kam asgjë për të njoftuar. Gjithmonë kam thënë që kur të kem diçka për të shpallur, do ta bëj si burrë. Unë mendoj se e ardhmja ime do të zgjidhet përpara Euros, po.”, deklaroi Mbappe./IndeksOnline/