75 Mall Live Search
13:41 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / kutia

Mbappe tremb Francën, nuk stërvitet me ekipin

Kylian Mbappe nuk ka marrë pjesë të martën, në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës katër ditë para ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës, në Katar, kundër Anglisë.

Kampioni francez prej disa kohësh ka patur dhimbje në kyçin e këmbës, të cilat, megjithatë, nuk e kanë penguar në katër ndeshjet e para të Botërorit.

Sipas stafit mjekësor të Francës, sulmuesi ka bërë ushtrime në palestër për të rigjetur forcat pas atij angazhimi maksimal në fitoren e arritur në ndeshjen kundër Polonisë.