13:03 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbarimi i ‘Game of Thrones’, aktori probleme me emocionet

Aktori i njohur i “Game of Thrones”, mësohet se ka kërkuar trajtim për shkak ‘çështjeve personale’ dhe ‘menaxhimin e emocioneve’.


Kit Harington, i njohur për rolin e Jon Snow, sipas mediave të huaja Kit ka nisur trajtimin prej javësh pasi është duke kaluar disa shqetësime të shëndetit mendor.

Më herët, Harington është shprehur se ka patur emocione shumë të forta teksa ka xhiruar skenat e fundit të “Game of Thrones”, serial në të cilin ka qenë që në sezonin e parë e deri në fund.

“Ditën e fundit të xhirimeve. Jam ndjerë mirë…jam ndjerë mirë… jam ndjerë mirë. Më pas kur kam xhiruar skenën e fundit më pushtuan emocione të papërshkrueshme. Dhe më pas ata thanë: E mbyllëm! Dhe aty shpërtheva në lot. Ishte si miks ndjenjash mes çlirimit dhe hidhërimit, për faktin se nuk do të luaja më këtë personazh,”-është shprehur aktori.

Edhe në dokumentarin e fundit lidhur me xhirimet e serialit Kit Harington është parë shpesh i emocionuar dhe duke qarë.