75 Mall Live Search
16:27 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Mbarojnë pjesët e para në Bundesligë: Bayern Munchen i pandalshëm, Dortmundi po ka probleme!

Kanë mbaruar pjesët e para në katër ndeshjet e Bundesligës që janë duke u zhvilluar momentalisht.

Skuadra e Bayern Munchen është duke shënuar fitore me rezultat 0:2 kundër Koln. Muller nga pika e bardhë në minutën e 13-të dhe Gnabry në fund të pjesës së parë ja dhanë epërsinë bavarezëve, transmeton Indeksonline.

Dortmund është duke barazuar me Bielefeld, një lloj edhe Bremen është duke barazuar me Frankfurtin.

Ndërsa, Augsburg është duke e mposhtur Mainzin me rezultat 1:0 pas 45 minutave të para./Indeksonline/