17:55 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbarojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës: Drita po ‘ndriçon’, paqe në Prishtinë e Mitrovicë

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës që po zhvillohen sot.

Në Gjilan, ku po zhvillohet derbi mes Dritës dhe Feronikelit, pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1:0 për vendasit. Golin për ekipin nga Gjilani e shënoj Vucaj në minutën e 35-të, transmeton Indeksonline.

Golat pati edhe në Prishtinë. Flamurtari është duke barazuar me Dukagjinin me rezultat 1:1 pas 45 minutave.

Për Flamurtarin shënoj Shala në minutën e 6-të, por ishte Kamara në minutën e 26-të që barazoj çdo gjë.

Ndërsa në ndeshjen Trepça 89-Vushtrria rezultati pas 45 minutave është 0:0./Indeksonline/