Mbaron dëshminë Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbarua dëshminë e tij, dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.
Gjatë fundit të dëshmisë së tij, për këtë dëshmitar kishte pyetje mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mbrojtësi i viktimave, avokati Simon Laws dhe anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Gilbert Bitti e morën në pyetje këtë dëshmitar në sesion privat.
Pas kësaj seanca vazhdoi në sesion privat ku prokuroria dhe mbrojtja po i paraqesin disa parashtrime lidhur me çështjen gjyqësore.