16:16 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbaron java e tretë e Superligës së Kosovës, Arbëria kryeson tabelën

Ka përfunduar java e tretë e Superligës së Kosovës. Ndeshja e fundit ishte ajo mes Gjilanitdhe Ballkanit që përfundoj me rezultat 0:0.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, në vendin e parë është Arbëria me 7 pikë aq sa ka edhe Ballkani.

Por, ekipi nga Lipjani ka golaverazh më të mirë. Feronikeli është në pozitën e 3-të me 4 pikë, aq sa kanë Prishtina, Drenica dhe Gjilani.

Llapi dhe Besa e Pejës janë dy skuadrat e vetme pa fitore në Superligë. Më poshtë mund të shikoni ndeshjet e xhiros së katërt./Indeksonline/