16:29 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Mbaron ‘ngërçi’ politik në Suedi, zgjidhet qeveria e re

Suedia pas një ‘ngërçi’ politik katër mujor ka arritur që më në fund ta zgjedh qeverinë e re.

Për herë të dytë radhazi, Stefan Lofven është zgjedhur kryeministër, transmeton Indeksonline.

Javën e kaluar Lofven arriti marrëveshje historike me partit tjera opozitare për të ndaluar ‘Demokratët Suedez’, që janë një parti kundër imigrimeve, që të kenë rol në të rëndësishëm në parlament.

‘Demokratët Suedez’ janë partia me më së shumti ulëse në Parlamentin e Suedisë.

Kryeministri i ri Stefan Lofven në parlament pati 115 vota për, 153 kundër dhe 77 abstenime.

Përkundër që nuk pati shumicë votash, ligji në Suedi e lejon që Lofven të shpallet kryeministër. Kjo pasi që duhen të jetë dy të tretat e kuvendit kundër për të ndaluar shpalljen e një kryeministri./Indeksonline/