15:50 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbaron protesta, hapet vendkalimi kufitar në Morinë

Protesta që nisi e qetë, por përfundoi me dëme materiale dhe të lënduar, e që synim kishte eliminimin e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit ka marrë fund, duke bërë të mundur hapjen e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Pas përfundimit të protestës dhe sanimit të dëmeve që janë shkaktuar gjatë përleshjes së protestuesve me policinë shqiptare është hapur vendkalimi kufitar në Morinë.

Lajmin për hapjen e vendkalimit dhe mundësinë që automjetet të qarkullojnë lirshëm për në Shqipëri, për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.