09:57 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mbërrijnë deputetët e parë, në Kuvend

Kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e seancës ku pritet të zgjidhet qeveria e re e Kosovës.

Në ambientet e Kuvendit ka arritur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu.

Po ashtu, ka mbërritur edhe deputetja e komunitetit boshnjak Dude Balja.

Në Kuvendin e Kosovës është parë duke hyrë edhe kandidati për ministër të Financave, Besnik Bislimi.

Po ashtu, në Kuvend ka hyrë edhe Rrezarta Krasniqi deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.