75 Mall Live Search
20:24 / E Diele, 29 Gusht 2021 / AR

Mbërrijnë në Kosovë refugjatët afganë, erdhën nga baza e NATO-s në Gjermani

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë ka mbërritur grupi i parë i refugjatëve afganë.

Burimet e Indeksonline njoftojnë se ata erdhën nga baza e NATO-s në Gjermani.

Ky është vetëm grupi i parë i afganëve që kanë arritur në Kosovë.

Indeksonline ndodhet në aeroport teksa iu sjell edhe pamje drejtpërdrejt.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se në Kosovë priten të vijnë rreth 2 mijë shtetas afganë./Indeksonline/