75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 21 Prill 2022 / AR

Mbërrijnë në Prishtinë senatorët amerikan, mbështetës të vjetër të pavarësisë së Kosovës

Kanë arritur në Prishtinë senatorët amerikan Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i ka pritur ata derisa ka njoftuar se, tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të moçëm të pavarësisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

“Me kënaqësi i mirëprita sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës duke strehuar afganët”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror./Indeksonline/