15:46 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbërrin avioni me 96 pasagjerë nga Gjermania, të gjithë do të karantinohen

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 21, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, sapo ka mbërritur një aeroplan.

Indeksonline në vendin e ngjarjes, ndërsa në këtë avion janë gjithej 96 pasagjerë që janë kthyer nga Gjermania, saktësisht nga Dusseldorf.

Udhëtim ky i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, derisa të njëjtit do të mirren me autobus të veçantë, për t’u dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku edhe do të qëndrojnë për 14 ditë.

Kujtojmë që dje nga Stambolli gjithashtu përmes Aeroportit të Prishtinës kanë ardhur edhe 39 qytetarë, të cilët tashmë qëndrojnë të karantinuar në konviktet e studentëve./Indeksonline