10:09 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / Gj. Sh

Mbërrin Lajçak në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin

Përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, sapo ka mbërritur në Kosovë pritet të takohet me Kurtin.

Indeksonline ka siguar disa pamje të Mirsolav Lajçak gjatë mbërritjes së tij në Prishtinë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga ora 10:00 do të pres në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Pas vizitës që pesë emisarët do ta kenë në Kosovë, ata pritet që menjëherë ta vizitojnë edhe shtetin e Serbisë./Indeksonline/