19:25 / E Diele, 17 Prill 2022 / OSH

Mbërrin në Kosovë gazetarja e parë ukrainase

Ka mbërritur në Kosovë gazetarja e parë nga Ukraina.

Lyudmila Makey, është pritur me buqeta lulesh nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti tha se do të mirëpriten edhe gazetarë të tjerë nga Ukraina duke pasur kushte për jetë dhe për punë.

“Do të kujdesemi që znj. Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresim, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë”.

Kosova i është bashkuar shteteve perëndimore duke i vendosur sanksione Rusisë.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës është zotuar se do t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina.