Mbërrin në Milano blerja e parë e Interit
Akademisë zikaltër të Interi i është shtuar edhe një talent i ri, me shpresën që do të jetë gati shumë shpejt për ekipin e parë.
Lucien Agoume ka mbërritur në Milano, teksa është parë të dalë nga aeroporti dhe të drejtohet për në selinë e Interit. Aty mesfushori do të iu nënshtrohet vizitave mjekësorë dhe do të hedhë firmën mbi kontratën e tij të re.
#Inter, ecco #Agoumè: il centrocampista francese in arrivo dal #Sochaux è atterrato a Milano, ora le visite mediche. Le immaginia su @SkySport e @DiMarzio #calciomercato pic.twitter.com/HdLGGDXZJt
— Marco Bovicelli (@MarcoBovicelli) June 28, 2019
Qendërmesfushori vlerësohet shumë për lojën e tij fizike dhe stilin e njëjtë me Paul Pogba. Edhe pse vetëm 17 vjeçar ai ka luajtur në 15 ndeshje me Sochaux në Ligue 2 të Francës.
Inter do e blejë kartonin e tij për 4.5 milionë euro, që bashkë me bonuse shkon në 7 milionë. /IndeksOnline/
