11:29 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Florenc Beqirajt

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i Florenc Beqirajt. 23-vjeçari nga Shkodra vdiq në rrethana akoma të paqarta në Francë.

Familjarët dhe miqtë e tij kanë deklaruar se ai është dhunuar nga të burgosurit dhe policët në burgun e Francës ndërkohë policia franceze ka deklaruar zyrtarisht se Florenci është vetëvrarë.

Kanë qënë familjarët e tij të cilët mes lotësh e ulërimash e kanë pritur në aeroportin e Rinasit për t’a dërguar drejt banesës së tij në Shkodër.