Mbërrin sot në Tiranë trupi i nëntetare Hasanaj, ja ku do të mbahen homazhet
Tre ditë më parë humbi jetën në Letoni, efektivja e Forcave të Armatosura shqiptare, Zarife Hasanaj. 32-vjeçarja humbi jetën pas shpërthimit të një mine, ku gjithashtu mbetën të plagosur edhe dy efektivë të forcave shqiptare.
Por ditën e sotme pritet që të mbërrijë në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në bazën Adaze, në Letoni.
Mësohet se rreth orës 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të nëntetares 32-vjeçare.
Ndërsa të premten, më 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.