Mbërritën në Hagë vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë mbërritur pranë Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku ai po mbahet tashmë pesë vjet.
Sot pritet të përfundojnë fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit në procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet që para trupit gjykues të paraqitet edhe vetë Thaçi, si edhe të akuzuarit e tjerë në këtë proces.

