Mbesa 2-vjeçare e aktores së njohur vuan nga kanceri

Motra e aktores së famshme turke Hande Erçel, Gamze Erçel, e cila është mjaftë e njohur për publikun, në vitin 2019 ka përjetuar ndjenjën e të qenurit nënë.
Por, jo gjithçka shkoi siç ishte paramenduar, transmeton Indeksonline.

Pikërisht pas lindjes, vogëlushja u diagnostikua me kancer në bark.
Pas këtij lajmi u trondit e gjithë familja të cilët po mundohen që të gjejnë shërim për të voglën e tyre.
Nëna e saj bëri një deklaratë për të gjithë ata që po pyesin për shëndetin e saj.

“Ata që po pyesin për ne, jemi mirë dhe po mundohemi të jemi mirë. Filluam një trajtim për vajzën tonë dy javë më parë. Ne e kaluam një tronditje dhe po bëjmë çmos që shëndeti i vajzës të përmirësohet. Mavi po shërohet”, shkroi ajo./indeksonline/
