Mbesa denoncon axhën në Vrellë të Istogut për dhunim seksual, arrestohet Istref Mavraj!

Istref Mavraj është arrestuar mbrëmë në Vrellë të Istogut. Personi në fjalë është denoncuar nga vajza e vëllaut për dhunim.
Sipas akuzave të mbesës së mitur, axha i saj e ka dhunuar atë në shtator të vitit të kaluar. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 14 vjeç.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/