75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Mbesa e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Majlinda Fazliu, është kandidate për asambleiste në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes për Bashkim

Mbesa e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Majlinda Fazliu, është kandidate për asambleiste në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.

Fazliu me profesion është Fizioterapeute dhe synon të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Fazliu thotë se është rritur në frymë lirie dhe sakrifice, dhe tashmë si brez i ri përkushtimin e saj ëndërron ta zbatoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Unë jam rritur në një frymë lirie dhe sakrifice. Familja ime në breza i është përkushtuar atdheut.”

“Dy xhaxhallarët e mi janë heronj të Kosovës, Fahri e Bahri Fazliu. Andaj kërkojë nga qytetarët e Prishtinës mbështetjën dhe përkrahjen e tyre”, u shprehë ajo.