14:06 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Mbesa e Nezir Mehmetajt merr një pozitë të rëndësishme në Vetëvendosje

Me datë 3 janar bëhen 3 vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi. Kosovari nga Rudica e Klinës u arrestua në Merdare me akuza e Serbisë kinse i njëjti ka kryer krime lufte.

Familja e Nezirit ende pret me shpresë për një lajm të mirë për lirimin e tij, shkruan Indeksonline.

Familja Mehmetaj ka marrë një lajm të mirë dje, por që nuk ka të bëj me fatin e familjarit të tyre.

Vajza e vëllaut të Nezir Mehmetajt, Verona është zgjedhur kryetare e rinisë së Vetëvendosjes në Istog.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
-Kryetar i qendrës është zgjedhur, Mentor Arifaj.
-Kryetare e GVV-së në qendër është zgjedhur, Floriana Maxharraj.
-Kryetare e RVV-së në qendër është zgjedhur, Verona Mehmetaj” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes në Istog./Indeksonline/