Mbesa e Thaçit dhe Ganimete Musliu arrijnë tek shtëpia e Thaçit, aty ku po vazhdon bastisja

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kanë filluar bastisjet nga EULEX me autorizim të Gjykatës Speciale, në shtëpinë e ish presidentit Hashim Thaçi, raporton IndeksOnline.
Përveç vëllezërve të tij që po qëndrojnë në shtëpi, aty dhe ku po kryhet bastisja, pak më parë janë parë të kenë arritur edhe dy deputetet e PDK-së, Evgjenie Thaçi- Dragusha e cila është mbesa e Thaçit dhe deputetja Ganimete Musliu.
Ekipi i IndeksOnline që nga fillimi i aksionit është duke qëndruar pranë shtëpisë së Thaçit në Çagllavic, dhe më poshtë ju sjellim pamje:

