10:58 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mbështetësit e Saimir Tahirit para Kryesisë së Kuvendit

Teksa ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku vendoset për imunitetin e tij, dhe autorizimin për arrestim e kontroll banese,diçka ndodh jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Mjaft njerëz, mbështetës të deputetit Saimir Tahiri janë mbledhur para godinës në pritje të vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve.