75 Mall Live Search
09:26 / E Martë, 07 Tetor 2025 / b l

Mbështetje e madhe kudo në Gjilan për kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e Arbërisë, Zabelit dhe Veleknicës.

Ismajli në Facebook ka shkruar se fryma e ndryshimit është e gjallë dhe përkrahja po rritet çdo ditë në Gjilan për vizionin e LDK-së.

“Në çdo diskutim u ndje qartë vullneti për zhvillim, për një qeverisje të përgjegjshme dhe për një Gjilan të ri që punon për të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera ai.