Mbështetje e madhe për doktorin dhe humanistin Rrustem Musa

Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara doktori i nderuar Rrustem Musa, një njeri me vlera të larta morale dhe integritet profesional, i cili qëndron çdo herë afër pacientëve dhe është komunikues me të gjithë, si dhe një figurë shumë e respektuar nga opinioni publik dallim, po merr mbështetje të madhe si kandidat për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 26.
Doktorin Rrustem Musa të gjithë e njohin si politikan të ndershëm e model të punës së mirë, demokratike dhe transparente, si humanist të luftës dhe të paqes, të pakorruptuar, madje gjatë kohës sa ishte zv/Ministër i Shëndetësisë, ai nuk shpenzoi asnjë cent nga paraja publike.
Doktori Rrustem Musa, mbetet figurë e palëkundshme si një intelektual që kontribuoi denjësisht në të gjitha fazat e jetës së tij, duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj edhe mbështetja për të, si kandidat për deputet në legjislaturën e ardhshme, sigurisht se do të jetë shumë e madhe si gjithmonë.
