75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / BA

Mbështetje e madhe për Imri Ahmetin në Bregun e Zi

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e ardhshëm, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim elektoral në Bregun e Zi.

Atje, Ahmeti mori mbështetje të fuqishme ku tha se kjo përkrahje është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe përkushtimit të tyre të përbashkët.

”Mbështetja juaj e qartë për punën e bërë deri tani dhe vizionin për të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku, me projekte të qëndrueshme, është dëshmi e besimit tuaj dhe e përkushtimit tonë të përbashkët.Me këtë energji dhe përkrahje, ecim bashkë drejt fitores së madhe më 12 tetor.” ka shkruar Ahmeti.

Postimi: