75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 12 Janar 2025 / FR

Mbështetje madhështore e koalicionit PDAK-LPB në hapjen zyrtare të fushatës

Koalicioni PDAK-LPB, sot ka hapur fushatën në qytetin e Ferizajt , ku dhe u prezentuan kadidatet për deputet, si dhe programi i tyre politik.

Koalicioni PDAK-LPB i cili përfaqesohet nga dy lideret e komunitetit Ashkanli z.Qazim Rrahmani -Kryetari i PDAK-së dhe z.Jeton Emini-Kryetari i Lëvizjes për bashkëveprim -LPB-së

Të dy kryetarët kanë bërë thirrje  tek qytetarët që dalin të votojnë me 9 shkurt 2025 dhe ti japin fitoren e madhe koalicionit të tyre.

Gjithash u zotuan që do ta ndryshojnë përfaqësimin aktual në parlamentin e Rep.Kosovës, i cili për 4 vite ishte nën hije dhe e heshtur nga partia politike aktuale në qeveri PAI.

Të dy lideret politik janë të bindur që koalicioni do të dal fitues dhe se do të angazhohen fushqishem për të permisuar jetën e qytetarëve dhe njëherit t’ia rikthejnë imazhin e përfaqësimit komunitetit Ashkanli ashu siq I ka hije.