Mbështetje për LVV nga deputetë të Amerikës Latine dhe BE-së

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar një letër mbështetëse nga Forumi Parlamentar i Socialistëve dhe Progresistëve të BE-së dhe Amerikës Latine.
Në letrën e dërguar nga kryeqyteti i Meksikës, Meksiko, e nënshkruar nga deputetja nga Honduras, njëkohësisht kryetare e këtij grupi ndërkontinental të progresistëve, znj. Gloria Guadalupe Oqueli dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupi, z. David Balsa, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i urohet sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit. Më tutje në letër thuhet “Ne jemi të sigurt se VETËVENDOSJE! do të arrijë rezultate pozitive në këto zgjedhje të reja me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.”
Një mbështetje e tillë për subjektin më të madh të Republikës së Kosovës vlerësohet e një rëndësie të veçantë, për faktin që një pjesë e konsiderueshme e shteteve të përfaqësuara në këtë mekanizëm ndërkontinental ende nuk e kanë njohur vendin tonë.
