18:14 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

“Mbesim në Lidhje” – a është ky slogani i LDK-së?

Lidhja Demokratike duket se e ka bërë tashmë zyrtare sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hykmete Bajrami ka publikuar një fotografi ku shkruhet: “Mbesim në lidhje” dhe një lidhëse në formë të zemrës, transmeton Indeksonline.

Ky slogan është në ndërlidhje edhe me festën e të dashuruarve.

Deri tani, sloganin e ka prezantuar vetëm iniciativa e Vjosa Osmanit./Indeksonline/