Mbetet i “ngrirë” vendimi për certifikimin e Listës Srpska për zgjedhjet e 19 majit
Ka dështuar mbledhja e KQZ për certifikimin e Listes Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do mbahen më 19 maj
Paraprakisht anëtarët e komisionit qendror kërkuan pauzë 10 minutëshe për tu konsultuar lidhur me certifikimin e Listës Serbe.
Anëtari i KQZ nga radhët VV, Adnan Rrustemi ka thënë se në takimin mes anëtarëve është duke u diskutuar që të gjendet një zgjidhje.
“Unë do të adresoj në Gjykatën Kushtetuese kandidaturat në fjalë… Për ta sqaruar edhe situatën e krijuar edhe qëndrimin, edhe kjo situatë është e ndërlidhur me mënyrën sesi presidenti i ka shpallur zgjedhjet, në raport me mbledhjen e sotme unë jam në mbrojtje të rendit republikan të Kosovës. Këtë proces zgjedhor po e bojkotojnë edhe serbët e veriut edhe vet partitë serbe. Duhet të distancohet edhe nga deklarimet e mëparshme edhe nga mënyra sesi kanë dhënë dorëheqje. Kemi të dhëna nga Beogradi se do të dorëhiqen menjëherë pasi të zgjidhen”, është shprehur ai.
Më tej, Rrustemi theksoi se tashmë operojmë me afate të shkurtuara, mund të jetë dita e sotme dita e fundit por KQZ-ja e ka mandatin me e zgjat afatin.
“Certifikimi bëhet me 2/3 e votave. PAN-i le ti kthej borxhin që i ka LS. Në takimin e “pauzës” po diskutohen jo-formalisht të gjitha situatat në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur ai. /Indeksonline/
