13:27 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit të serbit për krime lufte

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Dejan Slaviq.

Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.05.2018.

Sipas komunikates, D.S. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas nenit 142 lidhur më 22 të Kodit penal të RSFJ-së, aktualisht e paraparë me nenin 153 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme në vend.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës./Indeksonline/