75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbeti pa u bërë notere – Bashkëshorjta e Lladrovcit s’ka inate me Kurtin, përshëndetet për dore!

Bashkëshorjta e Ramiz Lladrovcit, Shemsija, ka mbetur pa u bërë notere, pas vendimit të qeverisë “Kurti”, konkretisht ministres së drejtësisë, për anulimin e provimit të noterisë.

Mirëpo, ky vendim duket se nuk i ka lënë shenjë bashkëshortes së kryetarit të Drenasit. Ajo, pas një ceremonie në Sallën e Kuqe në Prishtinë, e përshëndeti kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.

E ky gjest, padyshim se e bëri të qeshte vajzën e tyre, Kosovaren.

Indeksonline ua sjellë pamjet:

Ndryshe, Ramiz Lladrovci kishte dhënë një deklaratë para disa ditësh rreth anulimit nga MD-ja.

“Bashkëshortja ime do t’i marrë të gjitha veprimet ligjore ndaj vendimit që e ka marrë ministrja”, kishte thënë ai.

Image result for Ramiz Lladrovci dhe bashkeshortja

Vlen të theksohet se me 29 qershor të vitit të kaluar 60 kandidatë kishin kaluar provimin me shkrim për noterë.

Në mesin e tyre ishte edhe Shemsije Istogu-Ladrovci, bashkëshortja e Lladrovcit.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e kontestuar të noterisë, që ka mbetur në gjysmë nga qeveria e kaluar.

Sipas saj, ky proces ishte i komprometuar, duke thënë se do të hapet sërish konkursi.

“Anulimi i këtij vendimi tregon se drejtësia do të udhëhiqet mbi parimin e ligjshmërisë. Unë kam të drejtë të anuloj çdo akt, anulimi i së cilës është në interes të së mirës së përgjithshme”, ka deklaruar ajo.