12:14 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbetje të predhave minahedhëse gjenden në një arë në Rahovec

Një qytetar ka njoftuar Policinë për dy mjete të dyshimta të pashpërthyera-predha të minahedhësit.

Ai derisa po punonte në arën e tij në Rahovec ka vërejtur këto mjetë të dyshimta dhe ka lajmëruar rastin, transmeton Indeksonline.

Patrulla Policore ka lokalizua dhe sigurua  vendin e ngjarjes. Një ekip i “EOD-së” nga  FSK-ja, së bashku me një  ekip të KFOR-it –Amerikan,  kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikua dy mjetet e dyshuara, është  konstatua se ato janë  mbetje të predhave të minahedhësit Tipi ,, D’’.

Pjesët e gjetura njësiti i “EOD-ës”  i kanë marrë me vete  duke mos pasur asnjë  problem./Indeksonline/